Një audiencë kinemaje mbeti e magjepsur nga interpretimi i Odisesë nga një mësuese historie, pasi energjia elektrike u ndërpre gjatë transmetimit të filmit.

Historia ndjek Odiseun ndërsa ai nis një udhëtim të rrezikshëm për t'u kthyer në Itakë pas Luftës së Trojës, duke u ndeshur me krijesa mitike dhe sfida që i kërcënojnë jetën gjatë rrugës.




Filmi është bërë një fenomen botëror me kinema të rezervuara për javë të tëra, veçanërisht shfaqjet IMAX, pasi Nolan deklaroi se e kishte gjiruar të gjithë filmin me kamera IMAX.

Ndërsa klipi i mësueses u bë viral, përdoruesit e rrjeteve sociale u panë të kënaqur, duke theksuar se Odisea dhe Iliada u transmetuan në mënyrë të ngjashme brez pas brezi gojarisht. /Telegrafi/