Ndalesë për makina të rënda në Pletvar dhe Strazhë


NP "Rrugët e Maqedonisë" njoftuan se në aksin rrugorë Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë në orën 19:45 është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht, prej orës 18:30 ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese është vendosur në aksin rrugorë Kavadar-Prilep përmes qafës malore Pletvar.
Ndërsa në rrugët tjera komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe në mbetje të borës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































