LAJMI I FUNDIT:

Ndalesë për hyrje të automjeteve transportues në Greqi për shkak të motit të ligë

Ndalesë për hyrje të automjeteve transportues në Greqi për shkak të motit të ligë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga ora 5:00 deri në orën 24:00, sipas njoftimeve të marra nga shërbimet kufitare greke, vendoset ndalesë për hyrje për të gjitha automjetet transportuese në Greqi.

Kjo ndalesë ka të bëjë me të gjitha vendkalimet kufitare me Greqinë si ‘Bogorodica’, ‘Dojrani i vjetër’ dhe ‘Mexhitlia’, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç thuhet në njoftimin e shërbimeve greke, arsyeja për ndalesë është paralajmërimi për kushtet e liga të motit./Telegrafi/