Aktori i njohur për rolet e tij në Annie Hall dhe Serpico, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Nicole Burley, për ‘The New York Time.


Roberts, një yll i Broadway-it dhe bashkëpunëtor i shpeshtë i Woody Allen, ishte i njohur për interpretimet e tij në filma si Annie Hall (1977), Stardust Memories (1980) dhe Hannah and Her Sisters (1986), shkruan DailyMail.

94996967 0 image a 30 1738999645036

Ai luajti gjithashtu në Broadway në produksione të suksesshme si How Now, Dow Jones (1967) dhe Victor/Victoria (1995) me Julie Andrews.

Mik i ngushtë i Woody Allen, Roberts fillimisht humbi disa audicione për projektet e tij, por më pas u bë një nga aktorët e tij të preferuar.

94996965 0 image a 31 1738999648982

Ai luajti në disa nga filmat më të njohur të Allen, shpesh si miku i tij më i mirë në ekran.

Përveç karrierës së tij të pasur në teatër dhe film, Roberts pati edhe disa role në televizion, përfshirë shfaqjet Murder, She Wrote dhe Law & Order.

I lindur në New York më 22 tetor 1939, ai studioi në High School of Music & Art dhe u diplomua në Universitetin Northwestern.

Ai la pas vajzën e tij, Nicole Burley. /Telegrafi/

94997205 14374921 image a 32 1739000209527