LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasade Gjermane në Tiranë e cila shkruan në faqen e saj në Facebook:

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

“Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh”,-thuhet në njoftimin e ambasadës.