Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj

Ka ndërruar jetë në moshë të re drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, duke lënë paspikëllim të madh te familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarët që e njohën.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shpreh ngushëllime.
“ I tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, vëllaut dhe shokut tonë, drejtorit Rifat Stojkaj. Rifati ishte një djalë i ri, punëtor dhe shumë i përkushtuar, që me punën dhe sjelljen e tij la gjurmë te secili që pati fatin ta njohë. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtoret dhe për gjithë komunën tonë”, thuhet në reagimin e Ramosajt.
I ndjeri Rifat Stojkaj ushtronte detyrën e drejtorit të Bujqësisë në Deçan dhe njihej për angazhimin e tij në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe bashkëpunimin me fermerët e komunës.
Ai ishte gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega Deçan.
Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të tij. /Telegrafi/




















































