LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 100 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit

Ndahen 100 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e 100 motokultivatorë për fermerët e saj.

Në njoftimin e bërë për media nga komuna e Drenasit thuhet se këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve, dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim e pemëve dhe perimeve, si dhe do të ndikojnë në zgjerimin e sipërfaqeve, transmeton Telegrafi.


Tutje në njoftim thuhet se shpërndarja e motokultivatorëve është në vazhdën e përkrahjes së komunës së Drenasit, përkatësisht DBPZH-së për fermerët e Drenasit, dhe se përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrën transparente duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në konkurs.

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, është shprehur se projektet e tilla në të mirë të fermerëve do të vazhdojnë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe cilësia e prodhimtarisë bujqësore./Telegrafi/