LAJMI I FUNDIT:

Nazim Bllaca në seancën e Azem Sylës

Nazim Bllaca në seancën e Azem Sylës

Nazim Bllaca sot do të japë deklaratë në seancën e mundësisë së veçantë hetuese ndaj Azem Sylës dhe 51 të dyshuarve për tjetërsim të pronave.

Lajmin e dëshmisë së Bllacës në këtë seancë e dha për KALLXO.com Gëzim Kollçaku, mbrojtës i Fahredin Gashit.


Sipas Kollçakut Bllaca do të dëshmojë me anë të video-lidhjes.

Seancat e mundësisë së veçantë hetuese ndaj ish-deputetit Syla dhe të tjerëve nisën më 31 maj, ndërsa janë të mbyllura për publikun, për shkak se të dyshuarit ende vetëm po hetohen.

Më 15 qershor njëra nga këto seanca u shty për shkak se salla më e madhe e Pallatit të Drejtësisë nuk i zuri, të dyshuarit, avokatët dhe gardianët e të paraburgosurve.

Në atë seancë, para se të shtyhej për mungesë kushtesh u diskutuan mundësitë që në seancat e veçanta hetuese të mos marrin pjesë të gjithë të dyshuarit, ose që këto seanca të zhvillohen në sallën e Ministrisë së Drejtësisë.

Shtyrje të seancave pati edhe për shkak të skadimit të mandatit të EULEX-it.

Në seancat e mundësisë së veçantë hetuese, një panel prej 3 hetuesish mund të marrin në pyetje dëshmitarë që mund të ndodhë të mos jenë të pranishëm në procesin e mundshëm gjyqësor dhe dëshmia e dhënë në këto seanca konsiderohet pastaj si e dhënë në seancat gjyqësore.

Azem Syla në fund të prillit të këtij viti u kërkua nga policia në shtëpi por nuk u gjet, ndërsa u dorëzua në polici dy ditë më vonë.

Gjatë këtij aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, u arrestuan Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Lubisha Vujoviq.

Pamje të kërkimit të Azem Sylës në shtëpinë e tij u shfaqën në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Gëzim Kollçaku që tregoi për KALLXO.com se Bllaca do të japë deklaratë sot në seancën e mundësisë së veçantë hetuese ndaj Azem Sylës, tha se ka kërkuar që ndaj klientit të tij Fahredin Gashi të veçohet procedura, për arsyen se sipas Kollçakut “Gashi për shkak të sëmundjes mentale nuk mund të kuptojë veprimet e tij, nuk është i aftë ta mbrojë veten dhe të konsultohet me të tjerët dhe avokatin e tij’.

Nazim Bllaca në nëntor të vitit 2009 doli para ndërtesës së qeverisë me një deklaratë publike në të cilën tha se ishte agjent i ShIK-ut, ndërsa akuzoi disa persona për vrasje në emër të kësaj organizate.

11 persona mes të cilëve edhe Fahredin Gashi u dënuan në dy procese të ndara nga deklaratat e Bllacës, i cili u shpall dëshmitar bashkëpunues nga EULEX-i.

Edhe vetë Bllaca u dënua për vrasje të rëndë me 4 vjet e gjysmë burg në vitin 2013.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori