LAJMI I FUNDIT:

Nazarko: Debati i kufijve, përpjekje taktike e Thaçit për ta optimizuar pozicionin e Kosovës në negociata (Video)

Nazarko: Debati i kufijve, përpjekje taktike e Thaçit për ta optimizuar pozicionin e Kosovës në negociata (Video)

Analisti politik Mentor Nazarko prej vitesh e njeh nga afër realitetin politik dhe shoqëror në Kosovë, duke qenë edhe këshilltar i lideri të AKR-së dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Nazarko i hedh ujë zjarrit të reagimeve ndaj deklaratave të presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, duke kërkuar Luginën e Preshevës.


“Nuk kam informacione zyrtare dhe as nuk përfaqësoj qëndrim zyrtar me këtë që them. E shoh si test për të nxitur debat, dhe si provokim të palës tjetër, që nëse do të hedhë në tavolinë shkëputjen e veriut, të ketë përballë këtë qëndrim të palës shqiptare”, shprehet Nazarko.

Sipas tij, Serbia është një lojtare e fortë ndërkombëtarisht, për shkak të flirtimit të përhershëm me Rusinë dhe dukjes së saj pro integrimit europian. Në një lojë të tillë, Kosova duhet të maksimizojë mbështetjen e saj.

“Mendoj që prioriteti i Kosovës duhet të jetë ruajtja e kufijve ekzistues, që është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Kjo do të thotë ruajtje e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, respektimi i dokumenteve ndërkombëtarë si plani Ahtisari”, thotë analisti.

Duke ruajtur këtë pozicion Kosova nuk nxit reagime të ngjashme në rajon, respektohet Kushtetuta, bashkëjetesa multietnike, por edhe sistemi ekonomik i ndërtuar deri tani. Dhe komponentja ekonomike nuk duhet anashkaluar në bisedime.

“Më bëri përshtypje një studim i ekspertëve serbë, që nga një shkëmbim hipotetik i krahinave që pretendohen nga pala shqiptare, që për shkak të ikjeve të popullsisë kanë mbetur pak, dhe komunave që pretendojnë serbët, Serbia kishte avantazhe ekonomike të konsiderueshme”, tha Nazarko.

Presidenti Thaçi e ka përqendruar reagimin e ditëve të fundit tek rëndësia e përcaktimit të vijës së demarkacionit me Serbinë, por që të arrihet deri aty…

“…Serbia duhet të pranojë që mes saj e Kosovës ka një kufi shtetëror, tani e njeh si administrativ”, mendon Nazarko.

Gjithsesi mes gjithë valës së diskutimeve, përpjekja që Nazarko lexon, mbetet larg teorive konspirative.

“Ajo çka shihet sot është thjesht një përpjekje taktike e z. Thaçi për ta optimizuar pozicionin e Kosovës në negociata, që janë shumë të vështira për Kosovën”, shprehet Nazarko. /tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori