LAJMI I FUNDIT:

NATO: Urime Maqedonia e Veriut

NATO: Urime Maqedonia e Veriut

Pasi ratifikimit të protokollit nga Spanja, për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, pritet që të zyrtarizohet anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike.

Përmes një postimi në Facebook, NATO i ka uruar mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të.


“Senati spanjoll sapo e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë, të gjithë aleatët i kanë uruar mirëseardhje anëtarit tonë të 30-të. Urime, Maqedonia e Veriut”, thuhet në postim.

Ndryshe, Spanja ishte vendi i fundit që e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa vetë Maqedonia e Veriut këtë e bëri para kohe, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit./Telegrafi/