LAJMI I FUNDIT:

NATO publikon një video të fuqishme për aleatin e saj, Shqipërinë (Video)

NATO publikon një video të fuqishme për aleatin e saj, Shqipërinë (Video)

NATO ka publikuar në faqen zyrtare një video 2 minuta 58 sekonda për Shqipërinë, ku shfaqet Tirana dhe qytetet kryesore të vendit.

Videoja publikohet në një kohë kur më 27 maj do të mbahet për herë të parë në Tiranë, Asambleja e NATO-s.


Në video thuhet se Shqipëria “është një aleat i çmueshëm që ndanë vlerat e parimet e njëjta me atë aleancës më të madhe e paqes e sigurisë më botë”.

Po ashtu, thuhet se “Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë bërë një transformim të thellë”.

Në video flet edhe kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta, i cili thotë se për Shqipërinë ky është një rast i shkëlqyeshëm që për herë të parë të organizojë këtë ngjarje.

Ndryshe krerët e shtetit Shqiptar kanë shprehur mirbnjohjen për forcat e Aleancës Veritalantike në ndaljen e gjenocidit ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999 duke bombarduar caqet e ushtrisë serbe.