LAJMI I FUNDIT:

NATO i kërkon Rusisë përgjegjësi për rrëzimin e aeroplanit MH17

NATO i kërkon Rusisë përgjegjësi për rrëzimin e aeroplanit MH17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Poloni, i bëri thirrje Moskës që të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit “Malaysia Airlines” MH17 në Ukrainë në vitin 2014.

“Unë jam dakord me qeverinë holandeze, e cila i bën thirrje Rusisë të mbajë përgjegjësi për rrëzimin e avionit “, deklaroi Stoltenberg, duke përcaktuar incidentin që shkaktoi vdekjen e 298 pasagjerëve, si një “pasojë direkte” e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Holanda dhe Australia kanë akuzuar Rusinë për rrëzimin e avionit MH17, pasi një ekip hetuesish ndërkombëtarë zbuluan se sistemi anti-ajror “Buk”, që i përkiste Rusisë, u përdor për të rrëzuar aeroplanin. /kp/Telegrafi/