LAJMI I FUNDIT:

Natasha Kandiç nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Natasha Kandiç nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Dy kongresmenë amerikanë emëruan për çmimin Nobel të Paqes, aktivisten për të drejtat e njeriut Natasha Kandiç dhe Qendrën për të Drejtën Humanitare, e cila dokumenton shkeljet e kryera gjatë luftërave jugosllave, për çmimin prestigjioz.

Senatori amerikan Roger Wicker dhe përfaqësuesi Eliot Engel propozuan aktivisten serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiç dhe OJQ-në Qendra për të Drejtën Humanitare (QDH) me qendër në Beograd, për Çmimin Nobel për Paqe 2018 të mërkurën.


“Ne jemi të bindur se një njohje e tillë do ta çonte më tej kauzën e paqes dhe të pajtimit në këtë rajon dhe rajonet e tjera të trazuara të botës sonë”, thanë Wicker dhe Engel në letrën e nominimit për Komitetin Norvegjez të Nobelit.

Kandiç themeloi fondin për të drejtën Humanitare në vitin 1991 për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera gjate konflikteve në ish-Jugosllavi.

Sipas dy kongresmenëve amerikanë, “dokumentacioni i plotë i këtyre krimeve nga QDH u bë thelbësor për sigurimin e drejtësisë, si në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ashtu edhe në dhomat e krimeve të luftës në vendet e rajonit”.

Letra e emërimit shënon se QDH ka vazhduar të punojë në një mjedis armiqësor në Serbi, por është “e sigurt të supozohet” se përpjekjet e kësaj organizate “pengojnë shkeljet e të drejtave të njeriut”.

“Natasha Kandiç mbetet një frymëzim për një gjeneratë të re të profesionistëve të rinj të përkushtuar që tani drejtojnë Qendrën për të Drejtën Humanitare”, thanë Wicker dhe Engel.

Kandiç është tani në fushatë për themelimin e KOMRA-së, një komision rajonal që do të hartojë një listë emrash të të gjithë njerëzve të vrarë, të humbur, të burgosur dhe të torturuar në të gjitha konfliktet në ish- Jugosllavi. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori