Nataly Rincon, bukuroshja kolumbiane që u bë e njohur pas pozës me Ronaldon (Foto)

Nataly Rincon është një fotomodele kolumbiane me adresë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2016, bukuroshja ishte në qendër të faqeve rozë, pasi ishte parë në shoqëri të superyllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ajo është një farmaciste e diplomuar, ndërsa pëlqen të udhëtojë me vetura luksoze dhe të vizitojë vende të ndryshme.
Në profilin e saj në Instagram, Nataly publikon shpesh fotografi, në të cilat shfaqet atraktive.

Rincon është tifoze e Real Madridit dhe natyrisht njeriut kryesor të skuadrës, CR7.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë edhe fotografitë, në të cilat bukuroshja ka pozuar me fanellën e Los Blancos, kurse numri i saj i preferuar është padyshim 7.

Nataly numëron mbi 152 mijë ndjekës në Insagram dhe padyshim se ajo ndiqet nga gjinia e fortë.
Më poshtë, jua sjellim disa fotografi të saja të publikuara në këtë rrjet social. /Telegrafi/


































































