LAJMI I FUNDIT:

NASA zbuloi detaje të reja në lidhje me pasardhësin e teleskopit James Webb

NASA zbuloi detaje të reja në lidhje me pasardhësin e teleskopit James Webb

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka zbuluar detaje të reja në lidhje me pasardhësin e teleskopit hapësinor, James Webb prej dhjetë miliardë dollarësh.

Bëhet fjalë për teleskopin Habitable World Observatory (HWO), i cili do të ketë për detyrë kërkimin e ekzoplaneteve në hapësira të ngjashme me Tokën dhe pritet të nisë punën në vitin 2040.


Detaje të reja u zbuluan këtë javë, ku Drejtori i Astrofizikës së NASA-s, Mark Clampin ka theksuar se HWO është ende në fazat e planifikimit, shkruan space.com.

Edhe pse NASA është ende duke u marrë me detajet e teleskopit të gjeneratës së ardhshme, zbulimet e reja po shkaktojnë emocione për të ardhmen e astronomisë.

Dhe ndërsa HWO është ende në fazën konceptuale, emri i tij e bën të qartë se cilat janë prioritetet e NASA-s. Vitet e fundit, agjencia amerikane ka përqendruar më shumë vëmendjen në kërkimin e jetës jashtë tokës dhe teleskopi James Webb ka konfirmuar ekzoplanetin e parë. Megjithatë, HWO pritet t’i dërgojë gjërat në një nivel edhe më të lartë.

Teleskopi i ri do të projektohet në mënyrë që të mund të shërbehet dhe të përmirësohet nga robotët në hapësirë, gjë që nuk është rasti me James Webb. Është e qartë se ky është një avantazh i madh sepse James Webb ndodhet larg Tokës, prandaj nuk do të shërbehet për pjesën tjetër të jetës së tij. Kështu robotët do të jenë në gjendje të ndryshojnë instrumentet sipas nevojës dhe janë pikërisht instrumentet që bëjnë ndryshimin më të madh.

Webb është 1.5 milion kilometra larg nga Toka, HWO do të jetë në një distancë të ngjashme dhe ndryshimi mes tyre është se Webb përdor dritën infra të kuqe, ndërsa HWO do të shfrytëzojë dritën optike.

Sidoqoftë, HWO nuk është observatori i ardhshëm i NASA-s i planifikuar për nisje, ai në fakt është Nancy Grace i projektuar për të “gjuajtur” energjinë e errët dhe ekzoplanetet, dhe punën duhet ta nisë në vitin 2027. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori