Një imazh i bukur thuhet se tregon Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, dhe u krijua nga të dhënat e marra nga sateliti i NASA-së Suomi NPP në vitin 2012.

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, fotografia është pjesë e librit të fundit të NASA-s, “Toka Natën”, e cila paraqet fotografi të planetit tonë nga hapësira.


NASA shtoi: “Për gati 25 vjet, imazhet satelitore të Tokës natën kanë shërbyer si një mjet themelor kërkimi, ndërsa gjithashtu kanë shkaktuar kuriozitet publik”.

aa1 7

“Imazhet pikturojnë një pamje të gjerë dhe zbuluese, duke treguar sesi njerëzit kanë ndriçuar dhe formuar planetin në mënyra të thella që nga shpikja e llambës së dritës 140 vjet më parë”.

Imazhi vjen menjëherë pasi një astronaut i NASA-s në bordin e ISS kapi një foto mahnitëse me pamje nga lumi Amazon.

aa2 7

Jessica Meir, një astronaute, e cila është pjesë e Ekspeditës 61 dhe 62 të NASA-s, publikoi foton mahnitëse të lumit më të madh në botë.

Ajo shkroi: “Këtë vit jam mirënjohës për mundësinë e jashtëzakonshme për të parë planetin tonë të çmuar Tokën nga lart, dhe për të gjithë ata në tokë që përpiqen ta mbrojnë atë”. /Telegrafi/