LAJMI I FUNDIT:

NASA nis misionin e saj drejt Diellit

NASA nis misionin e saj drejt Diellit

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka nisur misionin e saj për të dërguar një satelit më pranë Diellit se kurrë më parë.

Raketa që barte sondën Parker Solar, u ngrit në qiell nga Cape Canaveral, Florida.

Lansimi i kësaj sonde vjen pas një përpjekje të dështuar një ditë më parë, pasi NASA njoftoi se nuk arriti të lansojë në kohë sondën për shkak të motit.


Sonda e lëshuar bëhet objekti më i shpejtë në histori, i krijuar nga njeriu, raporton BBC.

Të dhënat që pritet t’i marrë kjo sondë mëtojnë të zbulojnë misteret më të mëdha të sjelljes së Diellit.

Sonda do të rrotullohet rreth planetit Venera për gjashtë javë dhe më pas do të ketë takimin e parë me Diellin.

Për gjatë shtatë vjetëve, sonda Parker do të bëjë 24 rrotullime rreth Diellit, me qëllim që të studiojë fizikën e koronës së këtij ylli, vend ky që duket se është origjina e shumë aktiviteteve të rëndësishme që ndikojnë në Tokë.

Sonda më pas pritet të zhytet brenda kësaj atmosfere të butë, me qëllim të marrjes së mostrave dhe të arrijë vetëm 6,16 milionë kilometra nga “sipërfaqja” e Diellit.

“E di se nuk tingëllon se nuk është shumë afër, por imagjinoni sikur Dielli dhe Toka të ishin një metër larg njëra-tjetrës. Atëherë, sonda Parker Solar do të ishte vetëm 4 centimetra larg Diellit”, shpjegon Nicky Fox, shkencëtare në këtë projekt.

“Kjo sondë të jetë po ashtu objekti më i shpejt që ka ndërtuar njeriu, duke udhëtuar rreth Diellit me një shpejtësi prej 690,000 kilometra në orë”, shpjegon tutje ajo.

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori