LAJMI I FUNDIT:

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA konfirmoi të hënën se një objekt misterioz që u përplas në çatinë e një shtëpie në Florida muajin e kaluar ishte një pjesë e mbeturinave hapësinore nga pajisjet e hedhura në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, objekti cilindrik që “çau shtëpinë” më 8 mars u dërgua më pas në Qendrën Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral për analizë.


Agjencia hapësinore tha se ishte një pjesë metalike e përdorur për montimin e baterive të vjetra në një paletë mallrash për asgjësim.

Ajo u “nxor” nga stacioni hapësinor në vitin 2021 dhe ngarkesa pritej të digjej plotësisht me hyrjen në atmosferën e Tokës, por një pjesë mbijetoi.

Pjesa e metalit peshonte 0.7 kilogram dhe ishte 10 centimetra e gjatë dhe afërsisht 4 centimetra e gjerë.

Pronari i shtëpisë Alejandro Otero i tha stacionit televiziv WINK në atë kohë se ishte me pushime kur djali i tij i tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Otero u kthye në shtëpi herët për të kontrolluar shtëpinë, duke parë se objekti i kishte “këputur” tavanin dhe i kishte “grisur” dyshemenë.

“Po dridhesha… Cilat janë shanset që diçka të bjerë në shtëpinë time me një forcë kaq të madhe për të shkaktuar kaq shumë dëme”, tha Otero. “Jam shumë mirënjohës që askush nuk u lëndua”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori