LAJMI I FUNDIT:

NASA me konferencë “zbulimi përtej sistemin tonë diellor”

NASA me konferencë “zbulimi përtej sistemin tonë diellor”

NASA do të mbajë një konferencë të rëndësishme mbi “zbulimin përtej sistemin tonë diellor”.

Në këtë ngjarje do të zbulohen informata me rëndësi rreth eksoplanetëve, apo planetëve që rrotullohen rreth yjeve tjerë, prej diellit tonë, sipas njoftimit të bërë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Nuk është bërë informim i mëtejmë për detajet tjera që mund të shfaqen në këtë konferencë.

Eksoplanetët besohet se janë shpresa kryesore për jetë kudo në univers, përderisa janë gjetur shumë prej tyre që përngjanë me Tokën e që mund të kenë edhe blloqe ndërtimi për jetë. Shumë prej tyre janë zbuluar kohë më parë.

Ngjarja e organizuar nga NASA do të mbahet më 22 shkurt në orën 13 në New York më kohën lokale të atjeshme. Kjo do të transmetohet direkt nga televizioni në stacionin e NASA dhe në faqen e tyre në Internet.

Aty pritet që të marri pjesë shumë astronaut dhe shkencëtarë nga e gjithë bota.

Këtu kanë mundësi që të bëjnë pyetje edhe të interesuarit duke përdorur hashtag #AskNasa.