LAJMI I FUNDIT:

Napoli i sfidoi tifozët e izoluar për ta ngritur në këmbë qytetin nga dritaret në ora 19:45 – Një ditë papritmas u dashurova me ty

Napoli i sfidoi tifozët e izoluar për ta ngritur në këmbë qytetin nga dritaret në ora 19:45 – Një ditë papritmas u dashurova me ty

Të izoluar po, por edhe dashurinë për klubin duke mos e harruar në asnjë moment.

Tifozët e Napolit kanë treguar edhe njëherë se kudo që ndodhen dhe në çfarëdo rrethana kënga për klubin e tyre të zemrës nuk ndalet asnjëherë.

Ka qenë vet klubi nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale që ka bërë thirrje që në ora 19:45 të gjithë nga dritaret e banesave të tyre, ballkonet apo shtëpitë të dalin në orën e caktuar dhe ta këndojnë këngën e tyre të preferuar.

‘Un giorno all’improvviso’ apo në gjuhen shqipe ‘Një ditë paprimtas’ është kënga që është kënduar nga gjithë tifozët napolitanë në orën 19:45.

“Një ditë papritmas, unë u dashurova në ty, zemra po rrihte dhe mos më pyet pse”, ishin disa nga vargjet e kësaj kënge që u këndua me dashuri të madhe nga tifozët.

Napoli ka shpërndarë thuajse të gjitha videot në profilet e tyre në rrjetet sociale, teksa njëri nga të parët që pranoi këtë sfidë ka qenë kapiteni Lorenzo Insigne.

Në atë kohë qyteti ka ushtuar nga kënga e tifozëve të cilët edhe pse të izoluar krijuan një atmosferë fantastike.

E gjithë Italia është në karantinë pasi pandemia coronavirus ka shpërthyer me të madhe në shtetin italian.

Deri më tani mbi 21 mijë persona janë infektuar në Itali nga ky virus, derisa 1441 njerëz kanë ndërruar jetë.

Kjo pandemi ka prekur edhe botën e futbollit ku Daniele Rugani është infektuar te Juventusi, derisa te Fiorentina ka tre futbollistë të infektuar e te Sampdoria shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori