Napoli ka arritur të fitojë përballë Fiorentinës me rezultat 1-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Napoli si vendas kishte përballë Fiorentinën që luajti mirë gjatë gjithë ndeshjes.


Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan.

Në pjesën e dytë Napoli shënoi me Callejon në minutën e 71-të për ta vendosur ndeshjen.

Hysaj luajti deri në minutën e 90-të ku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për ta lënë ndeshjen para kohe.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe napolitanët shkruan emrin në gjysmëfinale.

Napoli pret gjysmëfinalistin tjetër nga ndeshja Milan-Juventus. /Telegrafi/

telegrafi sport app