LAJMI I FUNDIT:

Namik Dokle: Kosova në Asamblenë e KiE-së, arritje historike

Namik Dokle: Kosova në Asamblenë e KiE-së, arritje historike

Për deputetin e Partisë Socialiste, Namik Dokle pranimi i Kosovës në Asamblenë e Parlamentit të Këshillit të Evropës është një arritje historike.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hap porta e demokracisë për Kosovën: duke filluar nga sesioni më i afërt, Kosova do të ketë delegacionin e saj, me tre anëtarë dhe tre zëvendësues, përfaqësues të forcave politike të Kuvendit, por çka është më e rëndësishme, përfaqësues të një populli martir, që aq shumë sakrifikoi për lirinë dhe pavarësinë e vet!


Arritje historike! Frymëzim dhe përgjegjësi për të ecur në rrugën e integrimit evropian!”, shkruan Dokle.