LAJMI I FUNDIT:

Nakov: Gjykata e Lartë i mbron kriminelët në Maqedoni

Nakov: Gjykata e Lartë i mbron kriminelët në Maqedoni

Gjykata e Lartë i mbron kriminelët, kështu konsideron ish gjykatësi dhe prokurori Aleksandar Nakov. Sipas tij, vendimi i gjykatës më të lartë që mos ta largojë kryetarin Vangelovski nga rasti i Sead Koçan, tregon se po përgatitet tereni që të minohet Katica Janeva dhe Specialja në nivel më të lartë gjyqësor.

“Pas kërkesës së Speciales për largimin e kryetrarit të Gjykatës, ai patjetër e kishte ta pranojë, sidomos pasi ishte pjesë e bombave dhe ai vetë pohoi se kjo është kështu, se përmbajtja e deklaratës është e besueshme dhe e saktë. Atëherë, çdo gjë do të ishte siç duhet dhe dyshimet bien në ujë, por kështu siç po zhvillohen gjërat, e tërë puna e Gjykatës Kushtetuese e cila debatoi në seancë publike është nën dyshim”, tha për Alsat-M, Aleksandar Nakov, ish gjykatës.

Nakov theksoi se përjashtimi i gjykatëses Lidija Nedelkova nga Këshilli Penal, që mos të vendosë për paraburgimin e Koçanit personalisht nga kryetari i ri Jovo Vangelovski është precedencë dhe drejtpërdrejtë shkelet ligji. Sipas tij kjo tregon se gjykata punon me standarde të dyfishta.


Gjykata e Lartë vendosi që Shefi i vjetër i ri dhe kumbari ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski të vendosë nëse Gjykata më e lartë duhet ta shfuqizojë paraburgimin për Sead Koçanin.