LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Pasojat nga pandemia në arsim janë evidente, por janë më shumë se dy dekada të ndërhyrjes brutale të politikës në arsim

Nagavci: Pasojat nga pandemia në arsim janë evidente, por janë më shumë se dy dekada të ndërhyrjes brutale të politikës në arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha sot në Kuvendin e Kosovës se nuk ka asnjë dyshim se tronditjet që solli pandemia COVID-19 në sistemin arsimor kanë ndikim afatshkurtër dhe afatgjatë edhe në Kosovë, sikurse në vendet tjera.

Nagavci para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për arsimin në kohë pandemia tha se  pasojat janë evidente edhe në mësimnxënie.


Ajo tha se referuar statistikave, nga 12,109 mijë testime të mësimdhënësve, 3365 kanë rezultuar të infektuar dhe fatkeqësisht 29 mësimdhënës kanë vdekur.

“15 për qind është shkalla e infektimit të mësimdhënësve”, tha ajo.

Ministrja e Arsimi, po ashtu tha se janë testuar 6,653 nxënës dhe nga ata kanë rezultuar të infektuar 2652, ose 0.8 për qind.

Nagavci i është përgjigjur edhe kritikave të partive opozitare për organizimin e arsimit gjatë pandemisë, duke thënë se për më shumë se dy dekada, ka pasur ndërhyrje brutale të partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

“…Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë dhe i dëshirojmë dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Janë më shumë se dy dekada ndërhyrje brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Ju lus që të reflektoni për ndikimet që keni pasur në të kaluarën dhe të angazhohemi bashkë për të përmirësuar bashkë këto…”, u shpreh Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori