LAJMI I FUNDIT:

Nagavci dhe udhëheqësit e SBAShK-ut flasin për vaksinimin e mësuesve

Nagavci dhe udhëheqësit e SBAShK-ut flasin për vaksinimin e mësuesve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), ku është pritur nga kryetari Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen aktuale në arsim dhe procesin mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, si dhe vështirësitë e ndryshme me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në këtë periudhë.


“Ministrja falënderoi të gjithë anëtarët e SBAShK-ut, mësimdhënësit, dhe stafin tjetër për punën e bërë dhe bashkëpunimin me MAShTI-n dhe institucionet tjera për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

Nagavci tha se kthimi në shkolla është synim i Ministrisë duke uruar që kjo gjendje të përfundojë sa më shpejtë dhe të kthehen të gjithë nxënësit në shkolla”, thuhet në njoftim.

Ajo shtoi se aktualisht Ministria e Arsimit është në një fazë të punës intensive për organizimin e vlerësimeve të jashtme kombëtare dhe nderkombëtare të nxënësve dhe të gjitha aktiviteteve tjera për ta përmbyllur këtë vit të vështirë në arsim.

Ministrja ka përmendur edhe rëndësinë e mbajtjes së mësimit plotësues për çka tha se do të kërkojë nga komunat që ta bëjnë një plan për realizimin e këtij procesi.

“Gjithashtu, kërkoi që krahas mësimit të respektohen edhe masat kundër pandemisë si dhe të bëhet dezinfektimi i shkollave. Në këtë pikë, shprehu brengën që ish-Qeveria Hoti mjetet që i ka ndarë për shtesa të mësimdhënësve i ka marrë nga fondi që ishte paraparë për zbatimin e Masterplanit gjë që e ka vështirësuar mundësinë për dezinfektim të godinave shkollore, sigurimin e pajisjeve higjienike, sigurimin e mësimdhënësve zëvendësues e blerjen e pajisjeve të teknologjisë”, thuhet më tej në njoftim.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin edhe më tutje në procese të rëndësishme në arsim, por edhe në tejkalimin e vështirësive dhe përmbylljen me sukses të vitit shkollor.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e vaksinimit të mësimdhënësve, në veçanti atyre që kanë probleme shëndetësore, pas arritjes së kontigjentit të dytë të vaksinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori