LAJMI I FUNDIT:

Nafta do të vazhdojë edhe për një kohë të jetë lirë

Nafta do të vazhdojë edhe për një kohë të jetë lirë

Duket se çmimi global i naftës edhe për një kohë të gjatë, do të vazhdojë të qëndrojë në nivelet më të ulëta historike, tha Christoph Frei, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Energjisë.

Frei thotë se çmimi i naftës nuk pritet të shkojë aty ku ka qenë 18 muaj më parë.


“Ajo çka ne po shohim aktualisht në treg është e vërtetë për naftën, por edhe për gazin natyror. Me këtë çmim ne kemi super furnizim por në këtë situatë nuk shohim rritje të çmimit, së paku në terma afat-shkurtër”, tha ai.

Çmimi i naftës sipas Këshillit Botëror të Energjisë mund të variojë mes 40-60 dollarë për fuçi, përgjatë të gjithë vitit 2016. Sipas raportit, liderët botërore për energjinë janë më shumë të shqetësuar për efektet e ngadalësimit të ekonomisë globale sesa për çmimin e naftës.

Në të saktësohet, se industria energjisë ende po përjeton një periudhë transformimi dhe inovacionet në këtë treg janë të domosdoshme në të gjitha aspektet, në teknologji dhe në tregje.