LAJMI I FUNDIT:

Nafta rreth 48 dollarë për fuçi

Nafta rreth 48 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie të ndjeshme gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, duke marrë shtysë nga të dhënat që flasin për një mbingarkesë në treg. Përpjekjet e OPEC për të ngushtuar hendekun kërkesë-ofertë nëpërmjet shkurtimit të prodhimit duket se po rezultojnë inefikase.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.75 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.54 dollarëve për fuçi.


Ekspertët shprehen se çmimet e naftës janë duke testuar nivelet e regjistruara në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pavarësisht se vetëm dy javë me parë, OPEC vendosi të shtyjë në kohë marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit. /Telegrafi/