LAJMI I FUNDIT:

Nafta me rënie

Nafta me rënie

Çmimet e naftës u regjistruan me rënie gjatë sesionit të së enjtes, si pasojë e shqetësimeve që lidhen me mbingarkesën e theksuar në tregje.

Por nga ana tjetër, importet e forta kineze janë dhe rënia drastike rezervave të naftës në shtetet e bashkuara të Amerikës janë një shenjë e qartë se kërkesa po rimëkëmbet, gjithsesi, gjatë javëve të fundit, tregjet e naftës kanë prekur nivele alarmante luhatshmërie dhe tashmë nuk bëhet më fjalë për tregun fizik, por thjesht për shit-blerje në tregjet financiare dhe deri diku edhe spekulime.


Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë niveli të 47.54 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.34 dollarëve për fuçi. /Telegrafi/