LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 55 dollarë

Nafta mbi 55 dollarë

Rritja e çmimi të naftës erdhi pas takimit të OPEK-ut dhe paralajmrimit për zvogëlimin e prodhimit.

Çmimi i naftës u ngritë sot për 76 centë, duke shkuar në në 55.20 dollarë për fuçi. Njëkohësisht edhe nafta e tipit “Brent” në bursën e Londrës është ngritur për 36 centë në 53.49 dollarë për fuçi.

Kjo erdhi pas takimit të ministrave e vendeve anëtare të OPEC-ut në Kajro të Egjiptit të cilët po diskutojnë përgjigjet e mundshme ndaj rënies së ndjeshme të çmimit të naftës në tregun botëror.

OPEC-u është nën presion për të ulur sasinë e prodhimit të naftës të hedhur në treg.Në muajin korrik çmimi i naftës ishte 147 dollarë për fuçi.