LAJMI I FUNDIT:

Nafta mban në këmbë eksportet e Shqipërisë në janar-shkurt, prodhimet e fabrikave në rënie të vazhdueshme

Nafta mban në këmbë eksportet e Shqipërisë në janar-shkurt, prodhimet e fabrikave në rënie të vazhdueshme

Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin e parë të vitit, me 28 për qind. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se prodhimi vendas në pjesën të madhe të grupeve të eksportit ka pësuar rënie drastike.

Eksportuesit shqiptarë po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e kërkesës në tregjet ndërkombëtare, teksa shume fabrika mbyllen aktivitetin në dy muajt e parë të vitit.

Rritja e eksporteve të naftës me mbi 64% në dy mujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar mezi ka arritur të mbulojë hendekun e rënies në të gjitha grupet e tjera.


INSTAT lajmëroi sot se në shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliard lekë, duke u rritur me 4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3%, në krahasim me Janar 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me Janar 2025.

Defiçiti tregtar I këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025.

Gjatë muajit Shkurt 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,3 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 11,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me 1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,2 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me 0,8 pikë përqindje etj.

Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 4,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 12,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me 1,1 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 1,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1,0 pikë përqindje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalet qarkullimi i trenit për një orë në Fushë Kosovë - punëtorët e

Ndalet qarkullimi i trenit për një orë në Fushë Kosovë - punëtorët e "Trainkos" kërkojnë rritjen e pagave

Lajme
Biden u diagnostikua me kancer, Hoxhaj shpreh solidaritetin e tij

Biden u diagnostikua me kancer, Hoxhaj shpreh solidaritetin e tij

Lajme
Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Lajme
Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Lajme
Diell, shi e shkarkime rrufesh - moti gjatë kësaj jave

Diell, shi e shkarkime rrufesh - moti gjatë kësaj jave

Lajme
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori