"Loqka" është titulli i këngës më të re të Nadit, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Valon Biba qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin dhe ia ka bërë muzikën.


Producenti i njohur Nurteel e ka bërë orkestrimin dhe produksionin e këtij projekti.

Ndërkaq, për anën vizuale është angazhuar produksioni XL Films që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.

Me këtë projekt, Nadi paralajmëron një verë të me koncerte dhe materiale të reja muzikore. /Telegrafi/