LAJMI I FUNDIT:

Na trego email-in, të të themi detaje nga personaliteti yt

Na trego email-in, të të themi detaje nga personaliteti yt

Emaili mbetet ende një formë komunikimi që prej fundit të viteve 1990, periudhë kur kjo metodë nisi të përdorej më shumë

Pavarësisht gamës së mënyrave të komunikimit, me telefon, me mesazhe, me WhatsApp, e plot të tjera, emaili mbetet forma klasike e bisedave, sidomos për çështje pune.

Ndryshimet në menaxhimit të postës elektronike duket se kanë nxitur jo pak debate te njerëzit, sidomos te dikush që ka qindra emaile të palexuara. Për disa syresh, një numër i madh emailesh të palexuara shkakton ankth, ndërsa të tjerë përpiqen të jenë përzgjedhës në ato që vlejnë të hapen apo ato që duhet të fshihen.


Por, përpara se të gjykojmë një postë elektronike të rrëmujshme apo një tipike “të pastër” me zero emaile të pahapura, duhet të theksohet se truri ynë nuk funksionon në të njëjtën mënyrë tek të gjithë.

Për disa, një email pa mesazhe shkakton më shumë stres se sa injorimi i emaileve. Në studimin në “Harvard Business Review” theksohet se:

“Nga tetë orë që menaxherët i kushtojnë komunikimeve elektronike çdo javë, ne vlerësojmë se 25% e asaj kohe harxhohet duke lexuar emailet që nuk duhet të dërgohen dhe 25% shpenzohet duke iu përgjigjur atyre.”

Dhe të mendoni që kjo vlen vetëm për emailet e punës, por ndërkohë ju mund të keni komunikim me njerëz të afërt, mund të prisni një përgjigje nga një ambasadë etj.

Sipas psikologut Larry Rosen që foli për “Business Insider”, njerëzit që dërgojnë dhe fshijnë në mënyrë të vazhdueshme emailet shpesh përpiqen të shmangin ankthin që vjen bashkë me to.

“Një email me mesazhe të pahapura çliron neurotransmetues të bazuar në stres, si kortizoli, diçka që i bën ata të ndihen të shqetësuar,” tha ai.

Një pjesë e këtij ankthi mund të rrjedhë nga perfeksionizmi (ose anasjelltas) dhe shikimi i njoftimeve të grumbulluara është një kujtesë e gjithçkaje që nuk po bëni ose nuk jeni në gjendje ta bëni.

“Kjo mund të lidhet edhe me ndjenjën e mbingarkesës deri në pikën që çdo email i palexuar është një detyrë tjetër e mbledhur mbi shumë të tjera,” tha Jenn Hardy, psikologe.

E vetmja gjë që duhet të bësh përpara se të nisësh një email kur je me nerva
Lexo po ashtu E vetmja gjë që duhet të bësh përpara se të nisësh një email kur je me nerva

Rosen u shpreh për “Business Insider” se njerëzit që qëndrojnë gjithë kohës duke parë email-et janë shpesh njerëz me një nevojë të madhe për kontroll në jetën e tyre.

“Ata kanë nevojë për një mënyrë të jashtme për të pasur kontroll mbi botën,” tha ai, kështu që ideja për të lejuar që emailet të grumbullohen pa dashur është shumë stresuese.

Nga ana tjetër, personat që kanë një postë elektronike plot me emaile të pahapura janë njerëz që ndiejnë një lloj stresi. Ideja për të menaxhuar gjithçka thjesht u krijon ankth dhe ata ndihen rehat duke i injoruar, citon Anabel.

Ndërsa, për personat që kanë 0 emaile, ka një ndjenjë të lartë kontrolli dhe menaxhimi që ata nuk ia besojnë rastësisë, por thjesht përkushtimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Doktori i astrofizikës vdiq për 7 minuta, më pas zbuloi se çfarë pa

Doktori i astrofizikës vdiq për 7 minuta, më pas zbuloi se çfarë pa "në anën tjetër"

A e dini se...
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Çfarë të vizitosh
Qyteti më i afërt me qiellin quhet

Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet

Udhëpërshkrime
Pse duhet ta vendosni gjithmonë një monedhë në derën e dhomës tuaj të hotelit? Videoja ka grumbulluar miliona klikime

Pse duhet ta vendosni gjithmonë një monedhë në derën e dhomës tuaj të hotelit? Videoja ka grumbulluar miliona klikime

A e dini se...
Bashkësia faktike (bashkësia jashtëmartesore): Çfarë të drejta kanë partnerët?

Bashkësia faktike (bashkësia jashtëmartesore): Çfarë të drejta kanë partnerët?

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Lifestyle
Kalo në kategori