LAJMI I FUNDIT:

E vetmja gjë që duhet të bësh përpara se të nisësh një email kur je me nerva

E vetmja gjë që duhet të bësh përpara se të nisësh një email kur je me nerva

Sa prej jush nuk kanë dërguar kurrë në jetë një email kur janë me nerva? Shanset janë që të gjithë!

Mund të jetë një email i gjatë drejtuar ish-it, një ankesë për kompaninë e pastrimit kimik që na ka prishur fustanin pas larjes, një ankesë te shefi për kolegun/en, motivet janë nga më të ndryshmet.


Shumica prej nesh e kanë gjetur veten përpara tastierës në një moment dileme për ta dërguar një email me përmbajtje të tillë.

Por, shtypja e butonit “dërgo” nuk është ndonjëherë më e mira gjë që duhet të bëni.

“Mendoni për qëllimin. Pse po e dërgoni? Cili është qëllimi?” thotë Ryan Martin, profesor psikologjie në University of Wisconsin, shkruan HuffPost.

“Nëse qëllimi është vetëm t’i tregoni dikujt se sa të zemëruar jeni ose ta bëni atë të ndihet keq në një farë mënyre, mendoni nëse kjo do t’ju çojë atje ku dëshironi në planin afatgjatë,” vijon ai.

Para se të dini se cili është qëllimi juaj, duhet të siguroheni që gjithçka po shkruani të jetë e përshtatur sipas këtij objektivi. Ndonjëherë, dërgimi i një emaili të tillë nuk do të thotë se ju do të përmbushni kështu qëllimin tuaj.

Jepini vetes kohë përpara se ta dërgoni apo ta çoni virtualisht në koshin e plehrave.

“Një nga aspektet më të mira që lidhet me email-et kundrejt ndërveprimit social është fakti se ju keni kohë. Kështu që jepini vetes 10 minuta kohë dhe qetësohuni. Më pas rilexojeni me zë ose jepjani një kolegu/eje që ta lexojë,” vijon profesori.

Kur të jeni nervoz, shtypni këtë pikë në fytyrën tuaj: Katër truke psikologjike për të ulur stresin në pak sekonda
Lexo po ashtu Kur të jeni nervoz, shtypni këtë pikë në fytyrën tuaj: Katër truke psikologjike për të ulur stresin në pak sekonda

Fakti që doni ta ndani përmbajtjen me persona të tjerë, tregon se ju keni nevojë për mendimin e tyre përpara se ta dërgoni këtë email, citon Anabel.

Mendoni pak edhe për detajet, përdorimin e emoji-ve, gjuhën e zgjedhur në këtë email…A do ju ndihmojë ajo të jepni mendimin tuaj apo thjesht do lëndojë marrësin e tij?

Më parë, jepini përgjigje këtyre pikëpyetje e më pas vendosni nëse duhet dërguar një email i tillë apo jo! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori