Edhe këtë të shtunë (15 maj) në ekranet e juaja nuk do të mungojë njëri nga emisionet më të pëlqyera të momentit “Mytma Beatin”.

Me fillim nga ora 23:00 në RTV Dukagjini, YouTube e Facebook - këtë javë në emisionin e zhanrit hip hop do të performojnë shtatë artistë nga qyteti i Mitrovicës.


Xhirimet janë realizuar gjatë së dielës së kaluar në Veri të Mitrovicës, një pjesë e te cilëve tek Përmendorja e Minatorëve.

186224591 1022508414823433 6694529425276809844 n Pamje nga xhirimet e "Mytma Beatin" në Mitrovicë

Pas talentëve të zbuluar në Gjakovë, Ferizaj e Podujvë, java e shtatë ishte e rezervuar për yjet e rinj të Mitrovicës.

Nën moderimin e Ylber Kelmendit, ky emision maratonik do të zgjasë për 12 javë, dhe fituesit të vendit të parë do t’i dhurohet si shpërblim një këngë dhe klip dhuratë nga produksioni i vet prodhimit të emisionit.

186136403 552177202451830 4175254681191520368 n Pamje nga xhirimet e "Mytma Beatin" në Mitrovicë

Për të parë më të rejat e emisionit dhe njoftimet e tyre mund t’i shikoni në faqen zyrtare të “Mytma Beatin” në Instagram. /Telegrafi/

185099144 303671731245946 4285752049875051575 n Pamje nga xhirimet e "Mytma Beatin" në Mitrovicë

186417321 4522026841175503 7567550320993704630 n Pamje nga xhirimet e "Mytma Beatin" në Mitrovicë