LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës (Video)

Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës (Video)

Ekspertët e OKB-së, kanë shprehur shqetësimin se Kina mban një milion myslimanë në kampet në rajonin perëndimor, ku jetojnë shumica e ujgurëve etnikë të vendit, minoritetit më të madh mysliman.

Ish i burgosuri Omir Bekali ka rrëfyer për torturat që u bëhen myslimanëve në një kamp “riedukimi” në Kinë.


Sipas Omir Bekali, në këtë “kamp” mëngjesi fillon me këngë patriotike dhe në shumë raste, si ushqim është shërbyer vetëm mishi i derrit..

Pekini i ka mohuar këto akuza duke thënë se njerëzit me vet dëshirë i vijojnë kampet e tilla me qëllim të aftësimit profesional.

‘Qendrat tona të edukimit dhe trajnimit janë ngritur sipas nevojave tona. Studentët që vijnë për të mësuar, është një numër dinamik që ndryshon, “tha Shohrat Zakir, kryetari i qeverisë së Xinjiang, gazetarëve në margjinat e takimit vjetor të Kinës javën e kaluar.

“Në tërësi, numri i njerëzve në qendrat e arsimit duhet të jetë gjithnjë e më pak, dhe nëse një ditë shoqëria nuk ka më nevojë, këto qendra arsimore mund të zhduken gradualisht”, tha ai, pa siguruar numrin e njerëzve në mjedise.

Për Bekalin, ish të paraburgosurit e këtij kampi më shumë ndjehen të traumatizuar se sa që pretendohet se mësojnë.

Sipas tij, Institucionet kishin vetëm një objektiv, tha ai, për t’i zhvendosur të burgosurit e besimit të tyre fetar.

‘Çdo mëngjes, në ora 07:00 deri në 07:30, duhej të këndonim himnin kombëtar kinez. Ne kënduam së bashku, 40 ose 50 njerëz, përballë murit, “tha Belaki për AFP.

“Asnjëherë nuk kam dashur të këndoj. Edhe një vit më vonë, muzika ende është duke u ngjitur në kokën time”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori