LAJMI I FUNDIT:

Myftiu Tërnava uron Ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje

Myftiu Tërnava uron Ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e Kërshëndellave, i ka dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, telegram urim.

Në urimin e BIK-ut thuhet se Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë dhe po ashtu kjo festë  përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane.


“Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju  drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve,  meshtarëve tuaj, si dhe  të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë  përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në telegramin e urimit.

“Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga to kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegram. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori