LAJMI I FUNDIT:

Myftinia e Arabisë Saudite, dekada me radhë e kryesuar nga persona me aftësi të kufizuara

Myftinia e Arabisë Saudite, dekada me radhë e kryesuar nga persona me aftësi të kufizuara

Nga viti 1993 e deri në vitin 1999, kryemyfti i Arabisë Saudite ka qenë Abdullahn bin Abdul Aziz bin Baz, i cili gëzonte një autoritet të lartë në mesin e shoqërisë saudite.

Ai ishte lider dhe ruajtës i rreptë i vijës lokale politike fetare në interpretimin e fesë islame, brenda shtetit të vet dhe jashtë tij.


Bin Bazi konsiderohej si dijetari më i madh i Arabisë Saudite, mirëpo fatkeqësisht ishte person me aftësi të kufizuara, gjegjësisht i verbër, i cili nuk po shihte botën e afërt që po e rrethonte, e as atë të largët.

Ndërsa, nga viti 1999 dhe aktualisht, në po të njëjtën pozitë të lartë fetare vazhdon të jetë pasardhësi i tij gjithashtu me aftësi të kufizuara – i verbër, Abdul Aziz bin Abdullah bin Muhamed bin Abdul-letif Al- Shejh!

Ndryshe, Al-Shejhi në vitin 2012 kishte lëshuar një dekret fetar – fetva – mbi rrënimin e të gjitha kishave në Gadishullin Arabik. Deklarimi i tij i kishte acaruar tej mase autoritetet kishtare të shumë vendeve perëndimore. Ishte kryetari i Dijanetit të Turqisë, Mehmet Gormez, i cili me këtë rast pat reaguar kundër dekretit të Al-Shejhit, që sipas tij binte në kundërshtim me vet mësimet dhe traditën fetare historike islame.

Në pozitat e tyre si kryelider fetar të vendit (Kryemyfti), edhe i pari edhe i dyti janë emëruar me urdhër mbretëror, sepse ndryshe në këtë vend edhe nuk mund të ndodhë.

Pyetja e cila mund të lind nga kushdo për rastin e këtyre dy personaliteteve fetare më të lartat në hierarkinë e Arabisë Saudite është si vijon:

Pse në mesin milionave sauditëve u përzgjodh pikërisht më herët Bin Bazi dhe pas tij Al-Shejh – që të dy me aftësi të kufizuara- të verbër?!

A nuk ishte e mundur që në mesin e miliona banorëve sauditë të gjendej një dijetar i përmasave të tyre fetare dhe intelektuale, i cili përveç dëgjimit do të mund të shihte edhe botën e cila e rrethon?!

Kanë kaluar më shumë se 24 vite kur kryemyftitë e Arabisë Saudite nuk shohin dritën me sytë e tyre, por vetëm dëgjojnë gjithë atë që ju thuhet për ndodhitë e vendit të vet dhe të botës në përgjithësi.

Se sa janë kredibile dhe sa ja vlen që qëndrimet e tyre fetare të merren në konsideratë edhe jashtë vendit te tyre, besoj se nuk ka nevojë për shumë shtjellim!

Në trend

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Kalo në kategori