LAJMI I FUNDIT:

Myftaraj i’u thotë ‘deve të Muhamedit’ votuesve shqiptarë në Maqedoni

Myftaraj i’u thotë ‘deve të Muhamedit’ votuesve shqiptarë në Maqedoni

Zgjedhjet në Maqedoni janë komentuar nga opinioni mbarë shqiptarë në Maqedoni, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Nuk kanë munguar edhe komentet nga opinionistë nga Shqipëria. Kësaj radhe, opinionisti Kastriot Myftaraj dy shkrimet e tij të fundit i’a ka dedikuar situatës dhe procesit zgjedhor në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Myftaraj në njërin shkrim të tijin, figurativisht, thotë se zgjedhjet në Maqedoni treguan se shqiptarët e atjeshëm janë akomoduar me sjelljen politike të devesë, duke aluduar se devja është kafshë nënshtruese, ashtu siç shqiptarët ndoshta nënshtrohen sa herë që dikush kërkon.


Ai thotë se Zaevi arrit që përmes gazetarit Muhamed Zekirit të marrë aq shumë vota të shqiptarëve sa nuk kishin guxuar të ëndërronin partitë e mëdha sllavo-maeqedone. Sipas Myftaraj, Lëvizjen Besa e votuan shumë deve shqipfolëse.

Ai më tej shton se Menduh Thaçi, pasi u mendua në mënyrën e të menduarit të devesë, i dërgoi selam publik Bilalit duke i thënë se deputetët që partia e tij kishte fituar në zgjedhje i’a ofronte pa kushte Lëvizjes “Besa”.

‘Kur shkruaj kështu, nuk domethënë se mbështes BDI-në, pasi edhe kjo parti është akomoduar politikisht, në mënyrën e saj, me mendësinë e devesë. Lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti e ka kuptuar atë që kërkojnë ndërkombëtarët (SHBA dhe Bashkimi Europian) nga kopeja e deveve shhipfolëse në Maqedoni. Ndërkombëtarët e dinë se shqiptarët e Maqedonisë janë pak shumë të gjithë deve shqipfolëse që u kënaqet shpirti nga arabishtja e Kuranit, prandaj parapëlqejnë si partner politik një parti që të jetë sa më pak religjioze islamike që të jetë e mundur. Kjo parti duhet të ulë shpinën ndaj maqedonëve sllavë, dhe si shpërblim njerëzit e saj do të ushqehen nga shteti. Kur t’ u duhet këtyre ndërkombëtarëve, të lëvizin shpinën në një rebelim deveje për t’ i hedhur përkohësisht në tokë sunduesit sllavo-maqedonë. Sot për sot e tillë është BDI. Prandaj sa kohë që rivali politik i BDI-së në politikën shqiptare në Maqedoni do të jetë një parti religjioze, aq kohë e ka BDI të siguruar qëndrimin në pushtet’, shkruan Myftaraj ndër të tjera.

Myftaraj poashtu në një shkrim tjetër ka komentuar takimin e djeshëm të Edi Ramës me kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni, duke e ngritur çështjen nëse do të vendoset nga Edi Rama në Tiranë se cila parti e madhe maqedone do të jetë në pushtet në Shkup.

‘Nëse vendoset në Tiranë se cila nga dy partitë e mëdha maqedone do të jetë në pushtet, kjo gjë do të bëhet shkak për nisjen e një spiraleje rreziqesh të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë. OBRM-PDUKM, partia nacionaliste maqedone, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë dhe do të bëjë gjithçka për të prishur marrëdhëniet e shqiptarëve me LSDM dhe posaçërisht Zaevin. OBRM-PDUKM ka shumë njerëz në polici dhe shërbimet e fshehta, ka forca paramilitare të kamufluara në lloj-lloj mënyrash. OBRM-PDUKM nuk do ta ketë të vështirë që të provokojë situata në të cilat do të ketë përplasje të përgjakshme mes shqiptarëve dhe forcave policore-ushtarake shtetërore maqedone’, shkruan Myftaraj në një shkrim tjetër në lidhje me situatën aktuale politike në Maqedoni.

Në fund Myftaraj thotë se duke e parasysh situatën e krizës së zgjatur politike mes vetë partive të mëdha maqedone, nuk është teprim të parashikohet se skenarët e rinj të përgjakshëm antishqiptarë, do të jenë më të këqinj se ai i Kumanovës në 2015, më të këqinj se “Monstrumi”, dhe me më shumë viktima shqiptare edhe se lufta e vitit 2001.

Myftaraj në fund pyet nëse do të vijnë pasojat e padëshiruara, për shqiptarët e Maqedonisë, a do të jetë në gjendje Kryeministri Rama të veprojë për t’ i ndalur ato? Është e qartë që jo.

Për më shumë lexoni në vijim shkrimet e plota të Kastriot Myftaraj të publikuara në Facebook.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori