LAJMI I FUNDIT:

Mustafi, Vuçiqit për numrin e shqiptarëve në Luginë: Deklaratat e tilla nxisin tensionim të situatës

Mustafi, Vuçiqit për numrin e shqiptarëve në Luginë: Deklaratat e tilla nxisin tensionim të situatës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke kontestuar numrin real të shqiptarëve të cilët jetojnë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, i cili proces është në përfundim të regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Muftafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i është drejtuar Vuciqit duke i thënë se numri i shqiptarëve në Luginë nuk është aq sa dëshiron dhe pretendon ai të jenë.


“Vuçiq, shqiptarë në Luginë nuk janë aq sa ju dëshironi, nuk janë as 1118 shqiptar sa keni pretenduar për vite, janë shumë, shumë më shumë. Në një prononcim Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paska thënë që ‘pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi’ “, ka shkruar ai duke shtuar se deklaratat e tilla nxisin tensionim të situatës.

“Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. President nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011”, ka shkruar ai.

Tutje Mustafi tha se deklarimet e Vuciqit nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se devijim i numrit real.

“Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht”, tha ai.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi theksoi se shqiptarët e Luginës janë mbi 100 mijë.

“Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane”, tha ai duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të monitorojë dhe mos të lejojë shtrembërimin e shifrave.

“Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë”, tha ndër të tjera, Mustafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori