LAJMI I FUNDIT:

Mustafi: Qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë të drejta si banorët e katër komunave veriore në Kosovë

Mustafi: Qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë të drejta si banorët e katër komunave veriore në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi deklaron se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në jetën e qytetarëve të Luginës.

Sipas tij, banorët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet të kenë të drejta të barabarta, njësoj si banorët e katër komunave veriore të Kosovës. Në intervistën për KosovaPress ai flet edhe për marrëveshjen e përgjithshme prej gjashtë pikave për normalizimin e raporteve, ku thotë se nuk duhet të krijohen standarde të dyfishta për komunitetet.


Pas takimit në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka përmendur gjashtë pikat e marrëveshjes finale, që siç tha ai, i ka paraqitur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ani pse këto nuk janë konfirmuar nga qeveria, Mustafi kërkon vëmendjen ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“S’ka asnjë arsye që serbët në Kosovë të kenë më shumë liri, më shumë të drejta dhe më shumë barazi se sa shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk ka asnjë arsyeje që t’i mohohet kjo shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përderisa mund të arrihet një marrëveshje…

E gjithë kjo traumë dhe pasojat traumatike që kanë ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe për një marrëveshje të paqes, për një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë e që do të krijonte hapësirë më të madhe për progres edhe të Serbisë dhe Kosovës, duke i trajtuar me standarde të njëjta komunitetet si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, sepse standardet e dyfishta vërtet do të krijojnë hapësirë për tensione dhe konflikte të ardhshme”, është shprehur ai.

Teksa flet për arritjen e marrëveshjes finale, ai thekson se ka pasur pasoja të jashtëzakonshme për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që marrëveshjet të implementohen, po aq sa konsideroj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, ndërkombëtarisht e obligueshme. Dhe përfundimisht të ketë paqe të qëndrueshme dhe gjeneratave që vijnë t’i lënë hapësirë për progres, për më shumë liri e barazi dhe për një të ardhme evropiane”, deklaron Mustafi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar shton se kërkesa e vazhdueshme e banorëve të Luginës është që të ketë reciprocitet për të drejtat e tyre krahas atyre të banorëve të katër komunave veriore të Kosovës.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në vështirësi të pakuptimta. Madje, gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdimisht vështirësohet edhe më shumë sa i përket realizimit të të drejtave individuale dhe kolektive. Andaj, edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë do të kishte impakt të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës”, thotë ai për KosovaPress.

Mustafi ka folur edhe për reciprocitetin për targat dhe për dokumente, ku deklaron se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje para datës 1 shtator.

“Konsideroj që është në të drejtën e saj kushtetuese, shtetërore të Republikës së Kosovës që të vendos masë të reciprocitetit ndaj Republikës së Serbisë. Por, që njëkohësisht shpresojmë se mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje deri më 1 shtator, në mënyrë që të shtensionohet situata që është krijuar tashmë… Shpresoj, është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje e cila do të lehtësonte të vendoste hapësirë më shumë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve”, thekson ai.

Ndryshe, në vendin tonë po qëndrojnë emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak, të cilët gjatë ditës së sotme do të kenë takime me krerët shtetërorë dhe përfaqësues të opozitës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat dhe letërnjoftimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori