Mustafi krenar me shpirtin e ekipit në barazimin ndaj Liverpoolit

Shkodran Mustafi ka reaguar pas ndeshjes ndaj Liverpoolit, e cila përfundoi me barazim.
Arsenali dhe Liverpooli barazuar me rezultat 1-1 në derbin e javës së 11-të në Ligën Premier.
Reds kaluan të parët në epërsi me anë të James Milner, por Arsenali arriti ta barazojë në minutat e fundit me Alexandre Lacazette.
Barazimi i vonshëm ka gëzuar shumë mbrojtësin me prejardhje shqiptare, Mustafin, i cili ka përdorur rrjetet sociale për të dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes.
Në postimin e tij, mbrojtësi nga Gostivari ka thënë se është krenar me bashkëlojtarët e tij që nuk u dorëzuan deri në fund.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































