LAJMI I FUNDIT:

Mustafaj: Rama e trajton Kurtin si zëvendës të tij, jo si kryeministër të Kosovës

Mustafaj: Rama e trajton Kurtin si zëvendës të tij, jo si kryeministër të Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, tha se dy shtetet shqiptare nuk kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe kjo jo për fajin e Kosovës.

“Rama është shumë delirant në konceptin që ka për rolin e Shqipërisë në këto marrëdhënie. Në pamundësi për të qenë edhe kryeministër i Greqisë, Maqedonisë, i Malit të Zi edhe i Turqisë, ai thotë që të paktën ‘këta në Kosovë duhet të bëjnë çfarë të them unë’. Dhe në momentin që ndeshi në një kryeministër të Kosovës i cili nuk është plotësisht dakord me një koncept të caktuar që prekë thellësisht politikën e jashtme të Shqipërisë, jo doemos politikën e jashtme të Kosovës, atëherë ai bëhet arrogant dhe i trajton si ministra, jo si kryetar të një qeverie të një vendi tjetër”, tha Mustafaj nw Klan Kosova.


“Dhe kjo e kam shpjeguar se as Fatos Nano, as Sali Berisha, as Pandeli Majko, as Ilir Meta si kryeministra të Shqipërisë nuk e kanë pasur këtë lloj kontaminimi në marrëdhëniet me kryeministrat e Kosovës”. tha Mustafaj.

Ish-ministri i jashtëm shqiptar, tha se 100 përqind të përgjegjësisë për mungesën e bashkëpunimit mes shefave të dy qeverive shqiptare e ka Edi Rama.

“Ai [Rama] nuk iu ka dhënë rastin as Ramushit [Haradinajt], as Albinit [Kurtit] të tregojnë se sa të zotë janë për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi vëllazëror apo jo, por të paktën të jetë bashkëpunim.”

Tutje Mustafaj tha se Rama e trajton Kurtin si zëvendësministër të tij, jo si kryeministër të Qeverisë së Kosovës.

“Përse nuk pranon Qeveria e Kosovës ‘Ballkanin e Hapur’? Rama e trajton Albin Kurtin si me qenë zëvendës i tij, si zëvendësministër, nuk e vlerëson si kryetar të Qeverisë së Kosovës, i cili është zgjedhur në një mënyrë shumë më demokratike se Rama dhe që bën punë dhe i jep llogari shoqërisë së Kosovës, Parlamentit të Kosovës dhe partisë së tij”, tha Mustafaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori