LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Zbatimi i MSA-së ka dhënë rezultate pozitive në zhvillimin ekonomik në vend

Mustafa: Zbatimi i MSA-së ka dhënë rezultate pozitive në zhvillimin ekonomik në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, i cili po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e III-të të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj dhe shefja e Zyrës së BE-së/përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u diskutua për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme, duke përfshirë rezultatet e arritura në implementimin e MSA-së.


Kryeministri Isa Mustafa, i njoftoi parlamentarët evropianë për të arriturat dhe reformat e shumta që po ndërmerren në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekomomik, uljen e papunësisë, rritjen e mirëqenies sociale, sundimin e ligjit dhe avancimin e rrugës integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa, i njoftoi po ashtu për fokusin e veçantë të Qeverisë së Kosovës në reformat fiskale, stabilitetin financiar si dhe për përkrahjen e bizneseve në rritjen e konkurrueshmërisë, me synim të përftimit më të madh nga zbatimi i MSA-së.

“Zbatimi i deritashëm i MSA-së ka dhënë rezultate pozitive, mirëpo liberalizimi i vizave do t’i jepte një impuls shumë më të fuqishëm shkëmbimeve ekonomike me vendet e BE-së, duke eliminuar barrierat me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit tanë aktualisht për pajisje me viza, në mënyrë që të shfrytëzojnë edhe më shumë mundësitë që krijon MSA-ja”, tha kryeministri Mustafa, duke kërkuar përkrahjen e parlamentarëve evropianë në gjetjen e alternativave për tejkalimin e kësaj situate.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe eliminimin e të gjitha barrierave ndërmjet vendeve të rajonit, duke  shprehur përkushtimin e plotë të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në tregun unik evropian, duke mos humbur kohë në procese tjera.

Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian nga të gjitha grupet parlamentare u interesuan për aspekte të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e tyre unanime për MSA-në që nga nënshkrimi i saj dhe në fazat aktuale të zbatimit të saj.

Parlamentarët evropianë, po ashtu, theksuan përkrahjen për progresin dhe proceset e ndryshme reformuese që po ndodhin në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori