LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vizat mund të hiqeshin më 2016, por LVV, AAK, NISMA dhe LVV-ja brenda LDK-së nuk e lejuan

Mustafa: Vizat mund të hiqeshin më 2016, por LVV, AAK, NISMA dhe LVV-ja brenda LDK-së  nuk e lejuan

Me hyrjen e vitit të ri, qytetarët e Kosovës kanë fituar të drejtën e shumëpritur për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen.

Ky zhvillim është kulminacion i një procesi të gjatë, por jo pa konteste politike mbi atë se kush duhet të marrë kredit për këtë arritje.


Procesi i liberalizimit filloi vite më parë me ndërrimin e shumë qeverive, me zyrtarë të BE-së që kanë konfirmuar përmbushjen e shumicës së kushteve nga Kosova për heqjen e vizave.

Megjithatë, ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj pretendimeve të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, theksoi se pothuajse të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave ishin përmbushur qysh në vitin 2016, gjatë mandatit të tij si kryeministër.

“Nga 95 kushte-kriteret që i kishte Kosova, 93 ishin përmbushur në vitin 2016 dhe dy të fundit, formalisht në vitin 2018,” theksoi Mustafa.

Ai shtoi se liberalizimi i vizave është një proces i nisur qysh në vitin 2009 dhe se meritat nuk duhet të përvetësohen nga aktorë specifikë politikë, duke e quajtur liberalizimin një rezultat të përpjekjeve kolektive.

Mustafa gjithashtu ka sjellë në vëmendje se opozita e asaj kohe, përfshirë Vetëvendosjen dhe partitë e tjera si AAK dhe NISMA, ishin kundër demarkacionit me Malin e Zi, që ishte kusht kryesor për liberalizimin.

“Opozita kundërshtonte demarkacionin me Malin e Zi duke trilluar se Kosova po humb 8200 hektarë. Demarkacioni u votua në mars të vitit 2018, gënjeshtrat u gëlltitën, por qytetarët e Kosovës u dashtë të presin edhe 7 vjet para ambasadave, të humbin kohë e të shpenzojnë para. Nuk mund të fajësohet vetëm Vetëvendosja, ishin edhe parti të tjera opozitare ( AAK, NISMA) që kundërshtuan sikurse edhe një numër i deputetëve të LDK-së (VV-së brenda LDK-së) dhe ndonjëri nga PDK”, u shpreh ai.

Këta kalkulantë të votave, sipas tij, Kosovës nuk ia kthyen asnjë hektar nga predikimet e tyre, por qytetarëve ua zbrazën xhepat, kurse gënjeshtrat dhe mashtrimet i shitën dhe vazhdojnë ti shesin në tregun e lirë të popullizmit.

“Liberalizimi i vizave në vitin 2016 do të kishte domethënie tjetër politike, kurse përfitimet e shtetit dhe të qytetarëve do të ishin shumë të mëdha. Por shumë më mirë vonë sesa të mbeteshim në geto,” deklaroi Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori