LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Teoritë se Hoti hoqi dorë nga sovraniteti janë broçkulla

Mustafa: Teoritë se Hoti hoqi dorë nga sovraniteti janë broçkulla

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Kosova ka kërkuar angazhim të fuqishëm të SHBA-ve në procesin e dialogut, gjë që u dëshmua sot me përfshirjen e drejtpërdrejtë të presidentit Trump dhe udhëheqjes më të lartë në Uashington, e që ka domethënie më të madhe sesa vet përmbajtja e marrëveshjeve.

Mustafa ka thënë për KosovaPress, se të gjitha marrëveshjet kanë peshën dhe rëndësinë e tyre, pasi nga ato përfiton Kosova si shtet, përfiton procesi i njohjes reciproke dhe përfitojnë qytetarët e Kosovës.


LVV: Marrëveshja me Kosovën i hapi rrugë Serbisë në Uashington
Lexo po ashtu LVV: Marrëveshja me Kosovën i hapi rrugë Serbisë në Uashington

“Sa i përket pauzimit në anëtarësime për një vit në organizata ndërkombëtare, mendoj se kjo arsyetohet me faktin e një finalizimi kohor të përmbylljes së dialogut e cila fazë pastaj kurorëzohet me njohje reciproke dhe me anëtarësim në OKB. Çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare e kemi realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me SHBA, prandaj edhe ky është një koordinim në proces. Teoritë se kryeministri Hoti me këtë hoqi dorë nga sovraniteti janë broçkulla”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se ata që avancojnë këto teori nuk ia sollën Kosovës njohjen e një prej vendeve më të fuqishme, Izraelit, por ia solli SHBA dhe marrëveshja. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori