LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takoi ambasadorin austriak Weidinger

Mustafa takoi ambasadorin austriak Weidinger

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Sipas njoftimit nga LDK, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.


Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.

Kryetari Mustafa e falenderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtetndërtuese.