LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rinumërimi i votave konfirmon fituesin në Prishtinë

Mustafa: Rinumërimi i votave konfirmon fituesin në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se gara për Prishtinën, mbetet ende sfidë e këtij subjekti partiak në mënyrë që të zgjidhet i pari i kryeqytetit gjithnjë duke respektuar votën.

”Kemi sfidën për Prishtinën për të kaluar në mënyrë reale në mënyrë që fituesi të jetë ai që kanë dashur qytetarët e Prishtinës. Kemi dy degë që kemi pasur rezultatet që nuk i kemi pritur. Është një pjesë e Prishtinës që është në zhvillim e sipër”, tha Mustafa në Zona e Debatit në Klan Kosova.


”Është përmirësuar gjendja në krahasim me atë të 22 qershorit, por jo edhe aq sepse nuk kemi arritur një rezultat të duhur. Megjithatë vlerësoj atë që është arritur në degën e tretë dhe në degën e katërt”.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa tutje ka thënë se rinumërimi i votave është i nevojshëm në mënyrë që të pastrohet gjendja e gabimeve të mundshme në balotazh.

Kjo pasi sipas tij ka një diferencë mjaft të ngushtë në mes kandidatit të tyre për Prishtinën, Arban Abrashit si dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahemtit.

”Kur je në zgjedhje është luftë për secilën votë. Por, është proces zgjedhor i kapërcyer që mund të jetë një mësim se si mund të sjellim votat me kohë në të ardhmen”.

”Në mënyrë që fitorja të jetë e qartë ne kemi kërkuar rinumërim. Jam i bindur që do të fitojë kandidati ynë, Arban Abrashi, por ajo varet nga qytetarët”, tha ai.

”Megjithatë për të pastruar këtë situatë, do të ishte më mirë, të bëhej rinumërimi i votave, për tu sqaruar të gjitha gabimet eventuale të bëra”.

”Rezultati është shumë i përafërt e sigurisht që gjithmonë janë dyshimet se mund të ketë ndodhur diçka”, është shprehur Mustafa. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori