Mustafa: Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.
Mustaf, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jen përjetë mirënjohës ShBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i Mustafës:"Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Urime 4 Korriku! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!", ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/




















































