Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili shoqërohej nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PS-së, të PD-së dhe të LSI-së.
Gjatë takimit, kryetari Mustafa i njoftoi për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Po ashtu, kryetari Mustafa foli për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe për aktivitetin e LDK-së për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke theksuar përkrahjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251