LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: “Pestova” kontribuuese e buxhetit të Kosovës

Mustafa: “Pestova” kontribuuese e buxhetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot kompaninë “Pestova” e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e patates dhe produkteve të saj në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Mustafa tha se kompania ‘Pestova’ ka arritur të kapërcejë 50 përqindshin e eksportit të produkteve të veta në tregje shumë të rëndësishme regjionale, evropiane dhe jashtë tregut evropian.


“Pestova është një biznes që po luan një rol të rëndësishëm në bashkëpunim me prodhuesit privat, sepse llogaritet që janë rreth 2 mijë punëtorë që janë të lidhur me këtë veprimtari dhe përmes Pestovës organizojnë veprimtarinë e tyre. Është një kompani e cila ka arritur ta kapërcej 50 përqindëshin të eksportit të produkteve të veta në tregje shumë të rëndësishme regjionale, evropiane dhe jashtë tregut evropian, u informuam se edhe në Irak ka filluar eksportin. Po ashtu është një firmë e cila është tatimpaguese e rregullt e Kosovës dhe kontribuuese shumë e rëndësishme e buxhetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kryeministri tha se Qeveria do të vazhdoj t’i mbështesë kompanitë e tilla. “Për neve është me rëndësi themelore që ne të punojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, të krijojmë hapësirë për punësime të të rinjve, të krijojmë hapësirë për konkurrencë çështjet tjera mbetet ti diskutojmë kur diskutohen ato çështje. Por, sot unë nuk shoh arsye që jashtë kësaj pune të mrekullueshme që po e bënë kjo kompani të flasim”, tha ai.

Ndërsa, pronari i Kompanisë ‘Pestova’, Bedri Kosumi, tha se pakoja 1 fiskale ka qenë ajo që e kanë kërkuar por se nuk është arritur përfundimisht.. Ai tha se krejt çka kërkojnë është të jenë të barabartë me prodhuesit në rajon dhe më gjerë.

“Pakoja numër 1 fiskale vërtetë ka qenë ajo që e kemi kërkuar por nuk është arritur krejt. Presim që me pakon dy fiskale dhe disa lëndë të para që nuk mund të prodhohen në Kosovë të hekë nga taksat dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër vetëm të jemi të barabartë me prodhuesit në rajon dhe më gjerë. Duke ju falënderuar pakos numër 1 fiskale kompania Pestova ka 2 tregje të reja në BE sepse janë dy faktorë, njëri është faktori kualitet dhe çmim dhe në lehtësirat që i kemi marrë nga qeveria me pakon 1 kemi pasur mundësi që ta ulim çmimin për aq sa është konkurrues dhe tash jemi prezentë në tregun e BE-së, në rajon dhe në tregun e tretë në Irak”, theksoi Kosumi.

Ndërsa, Ministri i Financave Avdullah Hoti, lidhur me pakon 2 fiskale tha se janë në fazën finale të diskutimit. “Jemi në fazën finale të diskutimit, besoj që shumë shpejt tash janë kryer me Qeverinë dhe të merret vendimi dhe pastaj ministritë përkatëse ato masa i fusin në fuqi”, tha ai.

Bashkë me kryeministrin Mustafa për ta vizituar kompaninë ‘Pestova’ ishin edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti, zëvendësi i tij Ramiz Kelmendi dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku. /Telegrafi/